Kosova feston 16 vite pavarësi, zv.kryeministri i Serbisë kujton 17 shkurtin e 2008
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë, njëherësh ministër i Jashtëm, Ivica Daçiç, ka kujtuar 17 shkurtin, shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.
Ndonëse ai nuk e ka uruar vendin për këtë përvjetor, ai ka thënë se më 17 shkurt 2008, “u shkatërrua rendi juridik ndërkombëtar”.
“Dita e sotme, 17 shkurti, është dita kur u shkatërrua rendi juridik ndërkombëtar dhe kur u zyrtarizua politika e standardeve të dyfishta në interpretimin e parimit të mbrojtjes së tërësisë territoriale të shteteve të njohura ndërkombëtarisht, anëtare të Kombeve të Bashkuara”, tha Daçiçi në një deklaratë për “Tanjug”.
Ai pyeti gjithashtu se çfarë po feston Kosova dhe për çfarë po e urojnë shtetet që e kanë njohur “pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme”, të cilën Serbia vazhdon të mos e njohë.
“Është një përpjekje për të legalizuar spastrimin etnik shekullor të popullit serb, shteti i të cilit u krijua në Kosovë. 109 vende nga gjithsej 193 anëtarë të OKB-së janë të vetëdijshëm për këtë dhe nuk e kanë njohur këtë akt të njëanshëm dhe të paligjshëm”, tha më tej Daçiçi.
Ai tha se Kosova nuk do të arrijë të fitojë njohje ndërkombëtare, pavarësish mbështetjes nga fuqitë e mëdha dhe “keqpërdorimit të faktorit religjioz mysliman”.
“Në vend të urimeve, do të duhej t’u vinte turp që mbështesin regjimin në Prishtinë, i cili vazhdon të vrasë një popull liridashës dhe heroik në zemër të Evropës”, theksoi Daçiçi.
Ministri serb ritheksoi se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.
Kosova më 17 shkurt, 2008, shpalli Pavarësinë nga Serbia. Deklarata për shpalljen e Kosovës shtet u njoh nga Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë