Kosova heq tarifën doganore për produktet amerikane

1 Gusht 2025 | 11:46

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi këtë të premte vendimin për heqjen e tarifës doganore prej 10 për qind mbi mallrat me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe synon të forcojë marrëdhëniet ekonomike dhe politike mes dy vendeve, sipas kryeministrit.

“Tani e tutje, të gjitha produktet me origjinë nga Shtetet e Bashkuara do të kenë tarifë 0 për qind kur të hyjnë në vendin tonë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm se kjo do të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar dhe shtimin e investimeve”, deklaroi Kurti në hapje të mbledhjes së Qeverisë.

Sipas tij, ky hap është një dëshmi konkrete e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Kosovës dhe SHBA-së dhe përforcon përkushtimin institucional të Kosovës për të arritur një marrëveshje për tregti të lirë me Uashingtonin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026