Kosova hyn në spirale politike pas dorëheqjes së Thaçit
Me dorëheqjen e Presidentit, Hashim Thaçi për shkak të ngritjes së akuzës në Gjykatën Speciale për krime lufte, Kosova do ta ketë të vështirë të zgjedhë një president të ri.
Për zgjedhjen e presidentit të ri në Kuvendin e ri duhen 81 vota, numër të cilin koalicioni qeverisës nuk e arrin dot.
Kushtetuta e Kosovës parashikon që kreu i shtetit në dy votimet e para zgjidhet me 81 vota kurse në tentativën e fundit me 61 vota, aq sa ka edhe koalicioni qeverisës i drejtuar nga LDK.
Por, në këtë proces të fundit nevojitet plotësimi i një kuorumi prej të paktën 80 deputetësh në sallë që të kryhet votimi.
Në këto kushte, duket se nevojitet një marrëveshje politike për të zgjedhur presidentin e ri ose vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Për zhvillimet e fundit në Kosovë ka pasur shumë reagime nga ana e qytetarëve si dhe nga veteranët e luftës është paralajmëruar mbajtja e protestave.
Bashkë me Thaçin në Hagë kanë mbërritur Kadri Veseli, Jakup Krasniqi si dhe deputeti i VV-së, Rexhep Selimi.
Por, përveç tyre pritet që edhe emra të tjerë të vihen nën akuzë për krime lufte. Duke iu referuar informacioneve të Prokurorisë Speciale bëhet fjalë për të paktën 10 persona nën hetim.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)