Kosova importoi 302 milionë euro në Shqipëri
Nga muaji janar deri në muajin nëntor të vitit 2024, Kosova ka importuar nga Shqipëria mallra në vlerë mbi 302 milionë e 299 mijë euro. Mallrat që më së shumti importohen nga Shqipëria kryesisht janë pemë dhe perime.
Në periudhën e njëjtë të vitit, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, vendi ka importuar domate në vlerë mbi 3 milionë e 300 mijë euro. Mbi 3 milionë është edhe vlera e specave e po aq edhe e shalqinjve të importuar nga Shqipëria.
Ndërkohë që një pemë shumë e kërkuar në fundvit, si mandarina, ndonëse nuk figuron me shifër të veçantë në të dhënat e doganës, importohet nga Shqipëria.
Në muajin dhjetor Bashkimi Evropian bllokoi disa ngarkesa me mandarina që vend origjine kishin Shqipërinë nën dyshimin se kishin pesticide të dëmshme. Gjashtë ngarkesa bllokoi edhe Kosova, të cilat i testoi e pas analizave, rezultoi se janë të sigurta për konsum. Vlera e importit të pemëve të tillë shkon mbi dy milionë euro.
Kosova importon nga Shqipëria me shumicë edhe material ndërtimi, për 11 muaj të vitit 2024, mbi 37 milionë euro është vlera e çimentos së bardhë të importuar. 62 milionë e 683 mijë e 320 euro është vlera e energjisë elektrike të importuar gjatë kësaj periudhe nga Shqipëria.
Gjatë vitit 2024, importi nga Shqipëria është rritur dukshëm, duke hyrë në mesin e pesë vendeve nga ku Kosova importon më së shumti
Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 15:14 Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
- 14:42 Joan Capdevila i kërkon ndihmë Trump pas refuzimit të hyrjes në SHBA për të ndjekur finalen e Botërorit
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael