Kosova mbyll sërish institucione paralele serbe në Veri
Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur zyrat e Fondit të Pensioneve dhe Invaliditetit (Fondi PIO), Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe Fondin Republikan për Sigurime Shëndetësore në Leposaviç, në veri të Kosovës, si dhe Ndërmarrjen Publike Komunale në Shtërpcë, komunë me shumicë serbe në jug të Kosovës.
Të gjitha këto institucione funksiononin sipas sistemit të Serbisë, të cilin Kosova e konsideron të paligjshëm dhe paralel.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i tha Radios Evropa e Lirë se Policia ka asistuar autoritetet komunale në Leposaviç për të rikthyer ambientet e tyre, dhe se gjatë aksionit janë zbuluar “aktivitete të paligjshme”.
“Jemi konsultuar me prokurorin për çështjen e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe është hapur një rast për falsifikim dokumentesh. Do të intervistojmë një person në lidhje me këtë rast. Sa i përket Fondit për Sigurime Shëndetësore, nga sa di, komuna u ka dhënë një afat prej një jave për të lëshuar hapësirat”, tha Elshani.
Më herët, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, njoftoi se është mbyllur Ndërmarrja Publike Komunale në Shtërpcë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 10:19 Përhapja e propagandës ruse, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
- 09:22 Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit
- 09:16 Pse Marc Cucurella nuk i lidh dhe nuk i pret kurrë flokët? Historia prekëse me të birin (VIDEO)
- 09:06 Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)