Kosova mirëpret mijëra trupa ushtarake nga SHBA për “Defender 2025”
Për herë të tretë që nga 2021, Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar – të drejtuar nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë – Defender Europe 2025” [Mbrojtësi i Evropës 2025].
Forca e Sigurisë së Kosovës përmes këtij ushtrimi do të tregojë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.
Në operacionin e udhëhequr nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, pritet të marrin pjesë rreth 25 mijë trupa nga 29 vende aleate dhe partnere të NATO-s.
Ky është ushtrimi më i madh ushtarak shumëkombësh që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara.
Nga sot e deri më 9 qershor, kur realizohet ky ushtrim, do të ketë lëvizje të konvojeve nga vend-bazat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, përkatësisht Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.
Kjo lëvizje do të realizohet me qëllim të ekzekutimit të ushtrimit ndërkombëtar Defender Europe 25, andaj Ministria e Mbrojtjes kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë periudhës së zhvillimit të ushtrimit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)