Kosova në prag të reformës më të madhe ligjore në kulturë

5 Nëntor 2022 | 08:32

Kosova është në prag të reformës më të madhe ligjore në kulturë.

Lajmi u bë me dije nga kryeministri Albin Kurti i cili mbajti fjalën e tij në hapje të edicionit të dytë të  ”Prishtina Music Conference”.

Kurti u shpreh se me masat që do të merren me legjislacionin e ri, kultura do të kalojë në një fazë të re zhvillimore.

“Kosova është në prag të reformës më të madhe ligjore në kulturë. Në këtë edicion të dytë të Prishtina Music Conference dua të ju njoftoj se me masat që do të merren me legjislacionin e ri, kultura do të kalojë në një fazë të re zhvillimore. Ajo sigurisht që na prinë, por kur të na prinë duhet ta ndjekim, dhe duke e ndjekur duhet t’i ndihmojmë.  Për fund, Qeveria e Kosovës nga fillimi i mandatit ka mbështetur ngjarjet më të mëdha të muzikës, si Sunny Hill Festival, festivalet e shumta të ndryshme të muzikës vjetore, Festivalin e Operës Ramë Lahaj International Opera Festival e të tjera”, deklaroi ai.

Kryeministri i Kosovës shtoi se muzika, si pothuajse të gjitha artet tjera përballet po ashtu me tregun dhe me rolin e vetë në shoqëri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se e ka pranuar ftesën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Ai tha se do të marrë pjesë...
19:02 | 09/07/2026

Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza këtë të enjte ka konfirmuar se ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për një takim lidhur...
17:18 | 09/07/2026

Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur konsultimet politike pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Kurti u ka dërguar këtë mëngjes ftesa për...
14:40 | 09/07/2026