Kosova për herë të parë në COP, me ftesë të Gjermanisë 

14 Nëntor 2022 | 13:56

Liburn Aliu, ministri i Mjedisit të Kosovës, ka bërë të ditur se vendi do të marrë pjesë për herë të parë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, me ftesë të qeverisë gjermane.

“Për herë të parë do të marrim pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike. Me ftesë të qeverisë gjermane dhe ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Anna Berbock, do të marrim pjesë në Konferencën e Anëtarëve (COP27), ku do të mbajmë takime dypalëshe lidhur me mundësitë e financimit të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike dhe zbatimin e Marrëveshjes së Parisit”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Sipas tij, qëllimi përfundimtar i pjesëmarrjes është që Kosova të bëhet anëtare e Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike COP27 po mbahet nga 6 deri më 18 nëntor në Sharm el-Sheikh të Egjiptit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026