Kosova përpunon aktakuzën kundër Radoiçiçit, Serbia i kërkon dokumente EULEX-it

17 Korrik 2024 | 18:13

Para vjeshtës nuk pritet të ngrihet ndonjë aktakuzë për rastin e sulmit në Banjskë, thonë burime të Radios Evropa e Lirë në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Në atë kohë do të bëhet një vit që kur grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës në këtë fshat në veri, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku, shkruan REL.

Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiç, ish-politikan dhe biznesmen nga veriu i Kosovës, i cili besohet se gjendet në Serbi.

Hetime, paralelisht, është duke kryer edhe Prokuroria e Lartë Publike në Beograd.

Burimet e Radios Evropa e Lirë në Prokurorinë Speciale të Kosovës thonë se “punët rreth rastit janë në fazën finale” dhe se “hetimet në rastin e Radoiçiçit kanë marrë epilogun përfundimtar”.

“Pas përfundimit dhe ekzaminimit të disa raporteve periferike, do të procedohet tutje”, thonë ato.

Hollësi të tjera nuk japin, pos që aktakuza nuk pritet të ngrihet para vjeshtës.

Ndërsa Radoiçiç besohet të jetë i lirë në Serbi, në Kosovë janë të ndaluar tre persona në lidhje me rastin.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili monitoron sistemin e drejtësisë në vend, thonë se Prokuroria Speciale është brenda afatit ligjor për kompletimin e aktakuzës, pasi me ndryshimet e fundit ligjore, periudha e paraparë për përfundimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzës mund të shkojë deri në tre vjet, nga dy vjet e gjysmë sa ishte më herët.

Sipas IKD-së, Prokuroria ka para vetes një numër të konsiderueshëm të provave materiale dhe të të dyshuarve për sulmin.

“Fakti që [sulmi] ka ndodhur para rreth nëntë muajsh, nuk nënkupton që, me doemos, Prokuroria të ngutet në veprimet e saj dhe të dorëzojë një aktakuzë më pak cilësore. Periudha kohore prej tre vjetësh, që ka në dispozicion, duhet të shërbejë për të pasur një aktakuzë sa më cilësore dhe mirë të provuar – nëpërmjet provave materiale dhe atyre personale”, thonë në IKD.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur këtë të mërkurë në emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhilli. Sveçla ka komentuar deklaratat e ministres...
22:08 | 15/07/2026

“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në Kosovë në një intervistë për Euronews Albania ka folur mbi deklaratën e ministres serbe, Snežana Paunović, e...
22:07 | 15/07/2026

Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kërkesës për shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë, duke bërë të ditur...
20:17 | 15/07/2026