Ekstradohet nga Kosova 56-vjeçari, tentoi të kryente një vrasje në Berat

12 Korrik 2024 | 14:15

Është arrestuar njëri nga tre personat e shpallur në kërkim, si pjesë e grupit kriminal, që në 31 maj 2023 do të organizonin një atentat në Berat.

Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Kosovar, Hamit Kosova, 56 vjeç. Ai është arrestuar në qytetin e Prishtinës në Kosovë dhe falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me autoritetet ligjzbatuese në Kosovë, ditën e sotme u finalizua ekstradimi i tij nga Kosova në Shqipëri.

Hamit Berisha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi së bashku me shtetasit (ende në kërkim) Ermal Gora, 43 vjeç, nga Tirana dhe të Arli Shehu, 30 vjeç, banues në Korçë (i arrestuar), kishin planifikuar kryerjen e një atentati në qytetin e Beratit, por të gjendur nën presionin e policisë, ata fshehën automjetin në fshatin Moravë.

Brenda në automjet policia gjeti edhe të gjitha mjetet që do përdoreshin për kryerjen e krimit, ndërkohë që tre autorët duke përfituar nga errësira ishin larguan drejt zonave të pyllëzuara pasi kuptuan se policia ishte vënë në ndjekje të tyre. Ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit, në kuadër të operacionit, të koduar asokohe “Objektivi”.

Hamit Berisha akuzohet për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026