Lulzim Berisha në gjykatën spanjolle: Mos më ekstradoni në Shqipëri, jam i rrezikuar

2 Korrik 2024 | 15:14

Lulzim Berisha, një nga personat më të kërkuar nga autoritetet shqiptare, i akuzuar nga SPAK se ka planifikuar dhe urdhëruar vrasjen e tre personave në vitin 2005, i ka kërkuar Gjykatës Kombëtare Spanjolle këtë të martë që të mos e dorëzojë atë në vendin e tij për t’u gjykuar.

Mediat spanjolle kanë bërë me dije se Lulzim Berisha është shprehur se ka frikë për jetën në Shqipëri pasi e pret një hakmarrje të mundshme për veprimet e tij të kaluara.

Kështu është shprehur Berisha në seancën e ekstradimit, në të cilën Prokuroria ka kërkuar dorëzimin e tij në mënyrë që Shqipëria ta gjykojë për krimet e dyshuara.

Në deklaratën e saj të konkluzioneve të përkohshme, të mbledhura nga Europa Press, Zyra e Prokurorit kujtoi se i pandehuri, i cili u arrestua në vitin 2023 në Alicante, në fillim të shkurtit 2005 ishte përgjegjës për organizimin e vrasjes së Vajdim Lames dhe Klodian Saliut.

Lulzim Berisha u arrestua në 6 prill 2006, ndaj tij Prokuroria e Krimeve të Rënda ngriti 10 akuza, përfshirë krijimin e një organizate kriminale dhe një seri vrasjesh e atentatesh të kryera pas trazirave të vitit 1997 dhe deri në vitin 1999.

Më 16 janar 2012, Lulzim Berisha u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për pesë vrasje dhe disa atentate.

Organizata e drejtuar prej tij akuzohej për vrasjen e Dritan Sallakut, Viron Currit, Arjan Pajës, Marsel Sotirit, Dritan Dishës dhe Ervin Lames. Vendimi u la në fuqi edhe nga Apeli.

Por, Gjykata e Lartë, në vitin 2014, rrëzoi dënimin me burgim të përjetshëm Berishës dhe vendosi 25 vjet burg për ish-kreun e bandës së Durrësit.

Lulzim Berisha u lirua me kusht nga burgu në 5 dhjetor të vitit 2016, 5 vite para se t’i përfundonte afati.

Në vitin 2020 Berisha është shpallur në kërkim nga SPAK, për krime të tjera të rënda, të ndodhura 17 vite më parë, por të zbardhura pas dëshmiev të të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi.

Më pas, më 7 dhjetor 2021, Gjykata e Lartë vendosi rikthimin në burg të Lulzim Berishës.

Edhe Gjykata Kushtetuese, më 27 maj 2022, ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë për rikthimin në burg të ish-kreut të bandës së Durrësit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026