I dënuar me 6 vite burg për mbi 800 kg drogë, ekstradohet nga Greqia Surja Sinani
48-vjeçari Surja Sinani është ekstraduar ditën e djeshme nga Greqia në Shqipëri, pasi ishte dënuar me 6 vite burg në vendin tonë për trafik droge.
Ditën e sotme është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Gjirokastrës për këtë shtetas, i cili ishte i shpallur në kërkim.
48-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme, për të vijuar dënimin.
Sipas Policisë, në vitin 2014 ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, transportonte rreth 700 pako me cannabis sativa, me peshë totale rreth 837 kilogramë.
Njoftimi i Policisë:
Gjirokastër-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve ekzekutuan vendimin penal të datës 05.04.2016, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridikionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Surja Sinani, 48 vjeç, i lindur në Gjirokastër, i cili u ekstradua ditën e djeshme, nga Greqia në Shqipëri.
Gjykata e Gjirokastrës e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në vitin 2014, shtetasi Surja Sinani, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, transportonte rreth 700 pako me cannabis sativa, me peshë totale rreth 837 kilogramë.
48-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme.️
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë