Kosova sfidon Suedinë në transfertë, objektivi: Play-off për Botërorin

13 Tetor 2025 | 18:53

Pas barazimit pa gola me Slloveninë në shtëpi, Kosova zbret mbrëmjen e kësaj të hëne në fushë përballë Suedisë, në një sfidë të rëndësishme në transfertë.

Dardanët besojnë se mund të marrin një tjetër rezultat pozitiv në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës.

Kosova synon të ruajë vendin e dytë në grup, pozicion që siguron pjesëmarrjen në fazën play-off. Nën drejtimin e trajnerit Franco Foda, Kosova ka përpara një përballje të vështirë, ndaj një kundërshtari që e ka mposhtur më parë në shtëpi, por që në Goteborg pritet të jetë më i fortë.

Aktualisht, Kosova renditet e dyta me 4 pikë, ndërsa Suedia ndodhet në fund të grupit me vetëm 1 pikë pas tre ndeshjesh.

Me ekipet e ngjeshura në renditje, çdo pikë mund të jetë vendimtare për ecurinë në këtë fazë.

Në të njëjtën mbrëmje do të luhen edhe përballje të tjera të rëndësishme: Gjermania përballet me Irlandën e Veriut në një ndeshje që mund të cilësohet si duel direkt, ndërsa Franca përballet me Islandën.

Belgjika, nga ana tjetër, ka vështirësi për të marrë kreun e grupit, pasi Maqedonia e Veriut është shfaqur një kundërshtar i fortë dhe i papërshtatshëm.

Nëse Belgjika humbet sonte, Uellsi ka mundësinë të ngjitet në vendin e dytë, duke ndryshuar ndjeshëm ecurinë e grupit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026