Kosova vendos sanksione kundër Rusisë

25 Shkurt 2022 | 11:45

Qeveria e Kosovës ka miratuar disa sanksione kundër Rusisë, të premten.

Ky vendim vjen në kohën kur Rusia po përparon në territorin ukrainas me sulme vdekjeprurëse.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova me këtë vendim i është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në kundërpërgjigjen ndaj sulmit rus në Ukrainë.

“Ushtria ruse është ajo e cila me këtë agresion e bëri Evropën të tronditet dhe arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare të rimendohet”, u shpreh Kurti.

“Kjo Rusi që po shohim sot nuk është e re, por edhe një paralajmërim që ajo nuk synon të jetë e re”, shtoi ai.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se sulmi rus përbën “një ndër goditjet më të rrezikshme që i është bërë sigurisë evropiane dhe asaj ndërkombëtare në dekadën e fundit”.

Por, cilat janë këto sanksione?

Ministrja Gërvalla njoftoi se sanksionet përfshijnë:

  • Ngrirje të aseteve bankare, institucioneve financiare dhe individëve
  • Ndalimi i tyre në tregje financiare
  • Masa kufizuese që kanë në shënjestër ndërmarrjet e rëndësishme ruse elitat dhe aktorët politikë të përfshirë në marrjen e vendimit për invazionin rus në Ukrainë

Sanksione të forta ndaj Rusisë kanë vendosur SHBA, BE dhe Britania, sanksione të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në ekonominë e Rusisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën

Katër personat e plagosur gjatë incidentit të armatosur në Podujevë po marrin trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në...
16:01 | 02/07/2026

Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur

Tre persona janë plagosur gjatë incidentit me të shtëna me armë në qendër të Podujevës, ka konfirmuar për Euronews Albania, zëdhënësi i Policisë së Kosovës...
14:22 | 02/07/2026

Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministren franceze, Marina Ferrari, në kuadër të International Meetings on...
11:24 | 02/07/2026