Kosovë| DnV raporton për disa probleme gjatë procesit të votimit

9 Shkurt 2025 | 15:59

Koalicioni “Demokracia në Veprim” (DnV) ka raportuar disa probleme gjatë procesit të votimit në zgjedhjet parlamentare.

Eugen Cakolli nga DnV theksoi se ngjyra matrikuluese po fshihet lehtësisht nga gishtërit e votuesve, çka mund të krijojë mundësinë për votim të dyfishtë dhe të dëmtojë besimin në procesin zgjedhor.

DnV ka ngritur shqetësime të tjera, përfshirë mosgjetjen e emrave në listat e votuesve dhe mundësinë e fotografimit të votës në disa vendvotime. Po ashtu, Cakolli kritikon vendosjen e kabinave të votimit, ku janë hasur raste kur ato janë vendosur përballë njëra-tjetrës, duke shkelur privatësinë e votuesve.

DnV apelon për adresimin e këtyre problemeve për të garantuar integritetin e zgjedhjeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026