Kosovë| Kapet sasi e konsiderueshme monedhash 2 euro të falsifikuara
Një sasi e kosniderueshme monedhash të falsifikuara janë sekuestruara nga Policia e kosovës në dy raste të ndara. Monedhat false prej 2 eurosh u sekuestruan në Graçanicë dhe në Fushë Kosovë, në vlerë rreth 7 mijë euro. Policia bën me dije se vlera totale e monedhave shkon rreth 7 mijë euro.
“Preoc, Graqanicë 27.12.2023-09:20. Dy ankuese femra kosovare-zyrtare të bankës, kanë raportuar se kohët e fundit, nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, gjithsejtë 3295 x 2 euro në vlerë 6,590 euro, të cilat janë konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme. Është njoftuar prokurori”, njofton policia e Kosovës.
Rasti në Fushë-Kosovë u denoncua nga zyrtarja e një banke lokale, e cila denoncoi përpara autoriteteve se nga data 11.12.2023 deri më 27.12.2023 persona të ndryshëm kanë deponua monedha të ndryshme metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
“Te-Rrethi, Fushë Kosovë. 11.12.2023. Më 27.12.2023 ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se klient të ndryshëm nga data e cekur kanë deponuar 364 euro monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë 2 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme, është njoftuar prokurori”, thuhet në raport
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë