Kosovë, numërohen 44.19 për qind e votave të diasporës, këto janë rezultatet

27 Shkurt 2025 | 08:50

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë po vazhdon numërimin e votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara mbrëmë nga KQZ, rezulton se deri në ora 23:48 janë numëruar 44.19 për qind e votave nga përfaqësitë diplomatike, shkruan KosovaPress.

Sipas këtyre votave 81.89 për qind është votuar Lëvizja Vetëvendosje, 7.21 për qind të votave kanë shkuar për Lidhjen Demokratike të Kosovës, 5.75 për qind për Partinë Demokratike të Kosovës, derisa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr 1.54 për qind të votave.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar të mërkurën procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës në 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime.

Ky proces i votimit u zhvillua më 8 shkurt 2025 dhe morën pjesë 15 mijë e 352 votues apo 75.57 për qind e numrit që ishin regjistruar si votues.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi këtë të hënë opinionin publik dhe anëtarësinë e saj, se Kryetari i LDK-së ka marrë vendim për thirrjen e Kuvendit...
15:55 | 27/07/2026

Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, e ka cilësuar si një moment historik për sportin e Kosovës nënshkrimin e Deklaratës së Synimit...
15:44 | 27/07/2026

“Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën

Ljubica Trifoviq, nëna e Dragan Trifoviqit, 17-vjeçarit të vrarë në sulmin ndaj kafenesë “Panda” në Pejë në vitin 1998, ka bërë thirrje që të zbulohet...
12:41 | 27/07/2026