Kosovë| Protestuan kundër shtrenjtimit të energjisë, arrestohen disa aktivistë

2 Prill 2025 | 10:05

Disa aktivistë të grupit “Asnjë cent me shumë” janë arrestuar sot pas bllokimit të objektit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Prishtinë.

Arrestimet kanë ardhur si rrjedhojë e një aksioni simbolik kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë me 15% që pritet të hyjë në fuqi nga muaji prill. Aktivistët bllokuan derën e ZRRE-së, duke ndaluar punëtorët të hynë në institucion, deri në marrjen e një vendimi për mosrritjen e çmimit të energjisë.

Rritja e çmimit të energjisë ka ngjallur pakënaqësi të mëdha te qytetarët dhe bizneset, dhe është kundërshtuar edhe nga presidenca. Megjithatë, Qeveria e Kosovës nuk ka kundërshtuar ende rritjen, por ka kërkuar shtimin e blloqeve për konsumatorët.

Një protestë tjetër është paralajmëruar për më 5 prill në Prishtinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026