Kosovë/ Vetëvendosja mbyll fushatën e zgjedhjeve lokale në Deçan

10 Tetor 2025 | 22:37

“Lëvizja VETËVENDOSJE” ka mbyllur fushatën zgjedhore në komunën e Deçanit, ku kandidati për kryetar, Faton Selmanaj, prezantoi para qytetarëve programin e tij për komunën. I pranishëm ishte edhe kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti.

Gjatë prezantimit të programit, Selmanaj tha se Deçani është një pasuri kombëtare dhe se nën udhëheqjen e tij, kjo komunë do të shndërrohet në një model zhvillimi për gjithë vendin. Ai u zotua për furnizim të rregullt me ujë të pastër për çdo shtëpi, ndërtim të rrugëve dhe urave të sigurta e moderne me ndriçim publik, shëndetësi cilësore me pajisje të reja dhe mjekë të motivuar, arsim bashkëkohor me shkolla moderne dhe hapësira sportive, si dhe bursa për studentët.

Një pjesë e rëndësishme e programit, siç u tha gjatë tubimit, është edhe mbështetja e fuqishme për bujqësinë dhe turizmin, të cilat konsiderohen shtylla kryesore të ekonomisë lokale.

“Më 12 tetor, qytetarët e Deçanit vendosin për të ardhmen e tyre. Vendosin për Faton Selmanajn dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, u tha në përmbyllje të fushatës zgjedhore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë mbajti mbledhjen e 73-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniçi. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim...
12:08 | 08/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026