Kostot për votën e diasporës| Si do kryhet e sa do i kushtojë buxhetit të shtetit

7 Shtator 2024 | 15:20

Për herë të parë në zgjedhjet e pranverës 2025 shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit do mundet të votojnë nga aty pa iu dashur që të vijnë në Shqipëri siç kanë bërë në të gjitha proceset elektorale në këto 34 vite pluralizëm politik.

Kjo risi vjen edhe me kostot e saj që një pjesë do përballohen nga buxheti i shtetit dhe një pjesë tjetër nga emigrantët që do të marrin pjesë në proces.

Deri në mesin e nëntorit KQZ do duhet që të ketë nxjerrë të gjitha aktet nënligjore që specifikojnë procedurat për realizimin e votës së diasporës. 

Nga momenti i hyrjes në fuqi të ndryshime ligjore që u miratuan në kuvend në fund të korrikut, KQZ ka kohë 90 ditë që të nxjerrë aktet nën-ligjore.

Në ndryshimet buxhetore që pritet të shqyrtohen në shtator, qeveria ka parashikuar një fond shtesë prej 250 milionë lekësh që do të shërbejnë që KQZ të mund të ngrejë platformën ku do mund të regjistrohen emigrantët që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

Ndërsa deri në 10 shtator do duhet të shpallen rregullat për regjistrimin e emigrantëve dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve nga jashtë.

Regjistrimi i zgjedhësve nga jashtë nis 120 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 60 ditë para kësaj date.

Kjo listë do të publikohet në faqen e KQZ, dhe nuk mund të ndryshohet më.

Votuesit nga diaspora pasi kanë marrë zarfin me fletën e votimit, do mund ta dërgojnë zarfin mbrapsht me votën e plotësuar deri në ditën e votimit dhe çdo zarf që dërgohet më pas nuk do të konsiderohet nga KQZ.

Vota e dhënë nga shqiptarët jashtë vendit do të shpërndahet sipas zonës zgjedhore të vendbanimit më të fundit para largimit të tyre nga Shqipëria.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026