KQZ miraton anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve, si ndahen sipas partive

28 Janar 2025 | 12:47

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi këtë të martë projektvendimin për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët dhe sekretarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.

Sipas këtij vendimi, partitë që do të kontribuojnë në përbërjen e KZAZ-ve për zgjedhjet e ardhshme janë:

  • Partia Socialiste e Shqipërisë (PSSh), si partia kryesore e shumicës parlamentare, do të propozojë 2 anëtarë të KZAZ-ve.
  • Partia Socialdemokrate (PSD), si partia e dytë kryesore e shumicës parlamentare, do të propozojë 1 anëtar.
  • Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH), si partia kryesore e opozitës parlamentare, do të propozojë 2 anëtarë.
  • Partia e Lirisë (PL), si partia e dytë kryesore e opozitës parlamentare, do të propozojë 1 anëtar.

Anëtarin e 7 në KZAZ me numër çift e propozon Partia Socialiste.

Përsa i përket sekretarëve të KZAZ-ve, Partia Demokratike do të propozojë sekretarin për komisionet me numër çift, ndërsa Partia Socialiste do të propozojë sekretarin për ato me numër tek.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026