KQZ ndan fondin rreth 100 milionë lekë për fushatën, PS merr “pjesën e luanit”

22 Prill 2023 | 16:35

Fondi prej rreth 100 milionë lekësh të reja, në kuadër të mbulimit shpenzimeve të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, është ndarë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

KQZ në fondin e parë të ndarë për 10 parti politike, vendosi që pjesën më të madhe ta marrë Partia Socialiste, në bazë të rezultatit të marrë në zgjedhjet e mëparshme. Partia Socialiste mori një shumë prej 42.833,466.73 lekësh.

Pas saj u rendit Partia Demokratike e udhëhequr nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, me një shumë prej 24.963.584.24 lekësh.

Ajo që bie në sy, është lënia jashtë e Rithemelimit të ish-kryeministrit Berisha, për shkak të mosregjistrimit si forcë politike në zgjedhje.

Fondi 97,064,530.08 lekë u shpërnda si më poshtë vijon:

  1. Partia Demokratike (PD) 24.963.584.24 lekë
  2. Partia Republikane (PR) 3,012,429.13 lekë
  3. Partia Aleanca Progresiste L.ZH.K 1,100,255.80 lekë
  4. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 42.833,466.73 lekë
  5. Partia e Lirisë (PL) 15,594,215.8 lekë
  6. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) 4,260,606.71 lekë
  7. Partia Fryma e Re Demokratike (FRD) 1,194,064.75 lekë
  8. Partia Demokracia Sociale (PDS) 1,123,779.90 lekë
  9. Partia Socialdemokrate (PSD) 0 lekë
  10. Bindja Demokratike (BD) 639,798.69 lekë
  11. Partia e Gjelbër (P.GJ) 797,915.09 lekë
  12. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK) 448,974.27 lekë
  13. Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK) 532,820.88 lekë
  14. Partia Uniteti Kombëtar (PUK) 562,618.08 lekë
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026