KQZ shpërndan kompensimin financiar për partitë e reja, sa kushton 1 votë
20 Shtator 2025 |
10:38
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë këtë të shtunë kompensimin financiar për subjektet e reja politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 majit 2025. Sipas vendimit, vlera e një vote të vlefshme është llogaritur 94 lekë.
KQZ theksoi se shpërndarja e fondeve për të gjitha partitë bazohet në numrin e votave të marra nga secili subjekt politik në zgjedhjet e fundit vendore.
Ndërkohë, partitë që nuk kishin marrë fonde paraprake, por siguruan jo më pak se 1% të votave të vlefshme në rang kombëtar, janë:
- Lëvizja Bashkë – 1.53%
- Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” – 4.00% (Partia udhëheqëse “Lëvizja Shqipëria Bëhet” – 2.58%)
- Partia Mundësia – 3.05%
- Partia Koalicioni Euroatlantik – 1.30%
Kompensimi financiar paszgjedhor për partitë e reja:
Lëvizja Bashkë – 2,307,418 lekë
- Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet – 3,884,362 lekë
- Partia Mundësia – 4,601,488 lekë
- Partia Koalicioni Euroatlantik – 1,963,190 lekë
TOTALI: 12,756,458 lekë
Kujtojmë se pjesën më të madhe të fondeve e morën dy partitë kryesore:
- Partia Socialiste e Shqipërisë – 65.291.390 lekë
- Partia Demokratike – 44.818.545 lekë
Ndër përfituesit e tjerë janë:
- Partia e Lirisë – 9.140.730 lekë
- Partia Socialdemokrate – 3.015.375 lekë
- Partia Republikane – 2.689.112,7 lekë
- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet – 1.792.735 lekë
- Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar – 896.370,9 lekë
- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut – 896.370,9 lekë
- Partia Agrare Ambientaliste – 896.370,9 lekë
- Partia Lëvizja e Legalitetit – 896.370,9 lekë
- Partia Nisma Thurje – 868.445 lekë
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë