KQZ: Të hiqen të gjitha materialet propagandistike që s’kanë emrin e subjektit

3 Maj 2023 | 15:03

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka urdhëruar të gjitha subjektet politike, që të heqin materialet propagandistike të cilat nuk përmbajnë shënimin “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të këtij subjeki ligjor”.

Përmes një komunikate zyrtare KQZ, urdhëron Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake që të heqë menjëherë të gjitha materialet që nuk përmbajnë citimin e autorit.

“Urdhërojmë të hiqen të gjitha materialet propagandistike të kujtdo subjekti zgjedhor që nuk përmbajnë shënimin “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të ….” (vijon emri i subjektit zgjedhor). Urdhërojmë Policitë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit për t’i hequr MENJËHERË këto materiale.

Kjo vlen për të 61 bashkitë dhe për të gjitha subjektët zgjedhore.

Deri në orën 24:00, të ditës së premte, datë 05.05.2023 duhet të marrim informacion nga drejtuesit e policive bashkiake dhe të policisë së shtetit në lidhje me zbatimin e këtij vendimi”, njofton KQZ.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (FOTO)

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në dalje të qytetit të Pogradecit. Paraprakisht mësohet se është plagosur me armë zjarri shtetasi Brian...
13:37 | 29/06/2026

Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm

Ditën e martë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë hap garën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Mandati i kryeprokurorit Olsian Çela përfundon në...
13:28 | 29/06/2026

(EMRAT) Goditet grupi kriminal në Sarandë, kryenin vjedhje në banesa dhe në automjete

Si rezultat i hetimeve të kryera nga policia Sarandë për goditjen e një grupi kriminal që kryente vjedhje në banesa dhe në automjete, u bë...
13:26 | 29/06/2026