Krahu i djathtë i Dumanit: Vrasjen e biznesmenit te liqeni e porositi Eldi Dizdari
Henrik Hoxha kërkon t’i rikthehet statusi si i penduar, pretendon për herë të parë emër tjetër si porositës i atentatit ndaj biznesmenit Lulzim Masha.
Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca paraprake për personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Ish-bashkëpunëtori i drejtësë të cilit iu hoq statusi Henrik Hoxha, i dyshuar për disa vrasje, nëpërmjet avokatit kërkoi që t’i rikthehet statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Hoxha argumentoi se ka qenë bashkëpunëtori më i drejtë pasi ka treguar ngjarje dhe detaje nga krimet më shumë se çdo bashkëpunëtor tjetër. Me heqjen e statusit si rrjedhojë e mosdeklarimit të disa ngjarjeve ku ka qenë autor apo bashkëpunëtor sipas SPAK dhe GJKKO, ai tashmë nuk përfiton nga ulja e dënimit.
Hoxhaj ka qenë bashkëpunëtor i Nuredin Dumanit dhe grupit të tij në disa vrasje dhe atentate.
Lidhur me një nga ngjarjet kriminale atë të atentatit ndaj biznesmenit Lulzim Masha, Hoxha përkundër deklarimeve të Nuredin Dumanit, tha se porositës ka qenë i shumëkërkuari i drejtësisë që dyshohet se fshihet në Dubai, Eldi Dizdari.
Më herët ai kishte deklaruar se kishte pajtuar Skerdi Tasin për të vrarë biznesmenin. Sipas Henrik Hoxhës, Nuredin Dumani i kishte thënë se duhej të vritje djali i Lulëzim Mashës, pasi mashtronte njerëzit dhe u merrte para. Duke qenë se djali fshihej në Maqedoni “porositësit” kanë tentuar të vrasin babanë e tij, ndërsa për atentatin ishin ofruar 100 mijë euro.
Deklarata e sotme në gjyq e Henrik Hoxhës shihet me rezerva pasi më parë kishte thënë se nuk kishte dijeni për llogari të kujt kishte marrë Nuredin Dumani këtë porosi. Ndërkohë vetë ky i fundit ka deklaruar se në këtë ngjarje ka qenë i përfshirë, Aleksandër Baho (“Sakati”).
Dumani do të rrëfente se pasi Suel Çela, i shpallur në kërkim në kuadër të “Plumbi i Artë, i dha numrin e personit që e donte të eliminuar pronarin e shkollës, ai shkoi në Gjilan të Kosovës ku siguroi armët, motorin dhe paratë për të kryer ekzekutimin e Lulzim Mashës. Sipas Dumanit, ky person është Aleksandër Baho. Për këtë vrasje u ofruan plot 150 mijë euro.
Lidhur me atentatin ndaj Lulzim Mashës, SPAK ka marrë të pandehur Henrik Hoxhajn, Skerdi Tasen, Nuredin Dumanin dhe Suel Çelën. Seanca paraprake për të pandehurit me 16 anëtarët e grupeve kriminale, u shty për të premten e ardhshme pasi disa nga avokatët merrnin pjesë në një seancë tjetër dhe kërkuan kohë për njohjen me aktet.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950
- 17:02 Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit