English

Kraja: Po bëhen hetime të rëndësishme/5 zhvillimet kryesore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa
  • A do ketë arrestime të bujshme? Përgjigjet Arben Kraja

Kreu në detyrë i SPAK, Arben Kraja, i pyetur nga Euronews Albania nëse në rrjetën e SPAK do të bjerë ndonjë ‘peshk’ i madh gjatë kohës që ai është në krye të kësaj strukture, tha se po bëhen hetime shumë të rëndësishme.

- Advertisement -

Në një deklaratë për mediat, pas takimit me prokurorët për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Kraja përmendi rastin e sotëm të marrjes të pandehur të 10 ish zyrtarëve të qarkut të Lezhës, përfshirë edhe ish-kryetarin e bashkisë.

Lexoni më shumë: A do ketë arrestime të bujshme? Përgjigjet Arben Kraja

Arben Kraja
  • Zhdukja e Ervis Martinajt, merren në pyetje kushërinjtë Avdylaj

Astrit dhe Jasin Avdylaj, që ndodhen në masën e “arrestit të shtëpisë” për një nga fraksionet e dosjen “339” (laboratorin e Hasit), janë marrë në pyetje në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt.

Marrja në pyetje është bërë me kërkesë të Prokurorisë së Kurbinit nga Policia e Lezhës, ndërsa agjentët kanë mbërritur në Durrës, ku edhe banojnë.

Në kuadër të kësaj kërkese është bërë edhe kontroll banese, ku nuk është konstatuar asnjë send i kundraligjshëm.

Lexoni më shumë: Zhdukja e Ervis Martinajt, merren në pyetje kushërinjtë Avdylaj

Ervis Martinaj
  • Burg për Elidon Çelën, u kap me 522 mijë euro të padeklaruara në autobus

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Elidon Çelën, shoferi dhe pronari i autobusit në të cilën u sekuestruan 522 mijë euro.

Avokati i tij bëri të ditur se vendimi do të ankimohet në Gjykatën e Apelit. Trupa gjykuese ka marrë në shqyrtim provat dhe masa e sigurisë do të lihet deri në fund të hetimeve.

Elidon Çela bashkë me avokatin e tij kanë deklaruar para trupës gjykuese se kanë vite që ushtrojnë biznesin familjar të tramsportit të udhëtarëve në drejtim të Italisë, me seli në Palermo dhe Lushnje.

Lexoni më shumë: Burg për Elidon Çelën, u kap me 522 mijë euro të padeklaruara në autobus

Elidon Çela
  • Kreu i Policisë për vdekjen e Lear Kurtit: Do jap shpjegime brenda 48 orëve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku u shpreh i gatshëm të japë shpjegime në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në kryeqytet.

Gjatë seancës dëgjimore të thirrur nga disa deputetë në Komisionin e Sigurisë, Rrumbullaku tha se do të paraqitet brenda 48 orëve dhe shtoi se do të japë shpjegime edhe për rastin e Klodian Rashës, pasi në kohën kur ndodhi ngjarja, ai ishte në krye të AMP-së.

Lexoni gjithashtu: Kreu i Policisë për vdekjen e Lear Kurtit: Do jap shpjegime brenda 48 orëve

  • Truss mban fjalimin e fundit si kryeministre e Britanisë: Ishte nder për mua

Liz Truss ka mbajtur fjalimin e fundit si kryeministre e Britanisë.

Në fjalën e saj  ajo tha se ishte “një nder i madh” Truss për të ishte kryeministre e Britanisë, duke theksuar se qeveria e saj është e vendosur të mbështesë familjet dhe bizneset.

Truss tha se qeveria e saj kishte vepruar “urgjentisht dhe me vendosmëri” për të ndihmuar familjet si dhe mijëra biznese për të shmangur falimentimin.

Në të njëjtën kohë, ajo kërkoi “të përfitojnë nga liritë që jep Brexit.

Lexoni më shumë: Truss mban fjalimin e fundit si kryeministre e Britanisë: Ishte nder për mua

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?