Krasniqi përlotet gjatë fjalimit të avokatit të Thaçit për krimet serbe në Kosovë

4 Prill 2023 | 14:20

Në Gjykatën Speciale në Hagë po mbahet sot dita e dytë e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Sot ishte radha e palës mbrojtëse të të akuzuarve për të paraqitur argumentet e tyre para Gjykatës Speciale.

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, në fjalën e tij hyrëse tha se klienti i tij nuk ka pasur motiv që të kryejë krimet për të cilat akuzohet dhe se Thaçi nuk kishte pushtet që të parandalonte apo ndëshkonte krimet e mundshme gjatë luftës.

Në një moment teksa avokati mbrojtës  fliste për shkatërrimin që serbët i kishin shkaktuar shtabit të UÇK në fushatën e 1999, Jakup Krasniqi shihet shumë i prekur teksa fshin lotët.

Në ditën e parë të nisjes së gjykimi ndaj 4 ish-krerëve të UÇK, Krasniqi u vetëdeklarua i pafajshëm ndërsa theksoi se nuk ka asnjë lidhje me akuzat e parashtruara nga prokuroria.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e pajustifikuara, apartamente e garazh të shtetasit A.A., i dënuar me 10 vite burgim për trafik të lëndëve narkotike Dy...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026