Gjyqi në Hagë, Balla: Nuk ka prova për akuzat e ngritura ndaj ish-komandatëve të UÇK

4 Prill 2023 | 13:20

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është shprehur se besojnë në pafajësinë e 4 ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilët akuzohen për  krime lufte dhe për ta po  zhvillohet dhe gjyqi në Hagë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi kanë kryer krime lufte në Hagë.

Sipas tij ata luftuan kundër serbëve në momentin që këta të fundit sulmuan Kosovën, në një moment ku populli ishte i paarmatosur.

“Besoj se çdo shqiptar është me sytë e veshët nga ai gjykim që ka filluar ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së. Besojmë në pafajësinë e tyre. UÇK-ja ka kryer një luftë për liri. Nuk besoj se mund të ketë një vendim tjetër në fund të këtij procesi përveçse pafajësia e tyre. Çdo vendimarrje të kryhet në bazë të provave. Unë besoj se nuk ka asnjë provë reale që udhëheqësit e UÇK-së të kenë kryer krime  lufte. Ata kanë bashkëpunuar me forcat e NATO-së. Sot duket e pakuptimtë që pas 23 vitesh, të jemi para një situate me këto akuza që erdhën për shkak të një raporti që u hartua nga Dick Marty.

Ne kemi verifikua se asgjë nuk është e vërtetë me atë që thuhet në raport.  Kasapi i Serbisë pasi bëri krime luftë dhe gjenocid në Bosnje-Hercegovinë, filloi të zbatonte të njëjtin plan në Kosovë. Shqiptarët u ngritën për të mbrojtur popullin e tyre të paarmatosur.  Në mbështetje të shqiptarëve erdhën dhe SHBA dhe NATO, të cilët përmes presionit arritën të çlironin Kosovën. Në rastin e katër udhëheqësve të UÇK-së duhet të ketë drejtësi dhe jo ndëshkime politike”- tha Balla.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026