Kreditë e favorshme/ Rama: Është vetëm fillimi! Vitin tjetër, më shumë përfitues

20 Dhjetor 2023 | 11:44

Kryeministri Edi Rama tha këtë të mërkurë se tashmë po materializohet edhe një program tjetër, i cili do të sjellë lehtësi në familjet e reja me paga mesatare që të kenë mundësi të blenë një banesë.

Ndërkohë që ka nisur zbatimi i programit të kredive të favorshme për shtëpi për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit, kryeministri Rama u shpreh se ky është vetëm fillimi, ndërsa shtoi se vitin tjetër do ketë mundësi për zgjerim të numrit të përfituesve.

“Më vjen mirë që më në fund materializojmë edhe një tjetër program në funksion të ushtarakëve të punonjësve të policisë dhe të mjekëve. Program themelor për perspektivën e çdo vajze e djali, në krijimin e familjes apo në nevojën për t’i dhënë një familjeje të re mundësinë e një shtëpie. Nuk është e lehtë për ata që janë me paga të sektorit publik apo privat dhe që kanë paga mesatare.

Njerëzit që punojnë për shërbimin publik, kanë nevojë të shikojnë perspektivvë. Unë i kuptoj të rinjtë që deri para pak kohësh e shikonin të vështirë perspektivën në Policinë e Shtetit dhe në forcat e armatosurave. Për këtë arsye veç rritjes së pagave, se ushtria jonë ishte më e keqpaguara e NATO-s dhe rajonit, sot është në nivelin më të lartë të pagave në rajon, dhe synimi jonë është ta çojmë në mesataren e NATO-s.

Ky program i dhënies së kredive për shtëpi për të gjithë ata që kanë familje të reja, me të gjitha interesat e marra nga shteti. Është një program që e bën të mundur,  atë që pa këtë program është shumë e pamundur. Duke pasur këtë kredi me asnjë interes panorama ndryshon tërësisht. Ky është vetëm fillimi, vitin e ardhshëm do vazhdojmë me dhënien e kredive, do kemi mundësi të zgjerojmë numrin dhe të gjithë ju do keni mundësi të bëheni me shtëpinë tuaj. Kjo gjë vlen edhe për mjekët”,-tha kryeministri Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026