Kreditë me probleme ranë në 4.69%, shkak likuiditeti i shtuar nga turizmi

9 Prill 2024 | 17:16

Kreditë e kqija vijojnë të shënojnë përmirësim në portofolin e kredive nga Banka e Shqipërisë. Teprica e kredisë, forcimi i lekut por dhe turizmi janë ndër faktorët kryesorë që kanë sjellë këtë përmirësim.

Kreditë me probleme zbritën në vlerën e 4.69% në muajin shkurt duke prekur kështu nivelin e ri më të ulët hitorik të 15 viteve të fundit.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kreditë e këqija e nisën vitin në vlerën e 4,88% në janar në portofolin e kredive, ndërkohë që vitin e kaluar, ato ishin në raportin e 5.16%.

Përmirësimi i portofolit të kredisë i atribuohet kryesisht tepricës së kredisë. Në fund të muajit shkurt, portofoli i kredisë arriti në 750 miliardë lekë, 9 miliardë shtesë nga muaji janar.

Përtej statistikave zyrtare, turizmi vlerësohet të ketë pasur një efekt të rëndësishëm në ekonomikë e sektorit privat. Kërkesa për mallra dhe shërbime ka vijuar në rritje për shkak të numrit të shtuar të vizitorëve duke u përkthyer në një shtim të likuiditetit për sektor të shumtë të ekonomisë.

Megjithatë, ky efekt mund të mos jetë plotësisht i dukshëm për shkak të informalitetit i cili mbetet i lartë.

Gjithashtu, forcimi i lekut kundrejt euros dhe rritja e lehtë e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar ka ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të kredive me probleme.

Banka e Shqipërisë vitin e kaluar e rriti normën bazë të interesit vetëm dy herë dhe niveli prej 3.25% është ndër më të ulëtit në Europë, me diferenc të madhe nga normat e aplikuara nga bankat qëndrore në Europë dhe në rajon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026