Ndryshojnë kreditë, ekspertët: Kredimarrësit në lekë me tribor paguajnë më pak
Banka e Shqipërisë vendosi që të mos të llogarisë dhe publikojë treguesit tribid dhe tribor.
Treguesi tribor, i cili përdoret si referencë nga bankat e nivelit të dytë për depozitat në lekë, do të ketë një efekt edhe për huamarrësit e kredive, të cilët kanë nënshkruar kontrata me interes të bazuar tek ky tregues.
“Heqja nga publikimi nuk ndryshon asgjë për tregun ndërbankar. I vetmi efekt do të jetë për një pjesë të klientëve individualë që kanë marrë kredi mbi bazën e triborit. Tribori ka vite që nuk përdoret tashmë dhe vitet e fundit është hequr dhe nga bankat, pasi diskutimi ka qenë shumë i hershëm”, thotë sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli.
Treguesi do të ndërpritet 1 gushtin e këtij viti dhe do të zëvendësohet me yeldin e bonove thesarit.
“Në kushtet e heqjes së këtij treguesi patjetër që duhet zëvendësuar me një tregues tjetër. Klienti, në qoftëse mbush vitin p.sh, në datën 15 gusht dhe e ka pasur kredinë mbi bazën e triborit, banka nuk do t’i gjejë dot tribor, dhe banka do të aplikojë referencën e bonove të thesarit 12 mujore dhe spreadi mbetet i njëjtë, nuk ndryshon, do ndryshojë vetëm norma e referencës, norma bazë”, shprehet eksperti.
Kuotimi tribor njëvjeçar më datë 10 janar ishte 4.2%, ndërkohë që ankandi i fundit i bonove të thesarit kanë një normë 3.4%. Në të tilla kushte, kredimarrësit që kanë nënshkruar kontrata bazuar në këtë tregues, do të paguajnë 0.8% më pak.
“Është edhe favorizues, sepse bonot e thesarit janë më të ulëta sesa tribori. Të gjithë individët sot po të bëjnë ndryshim, fitojnë 0.8%”, thekson Brumbulli.
Për shkak të volumeve modeste të transaksioneve ndërbankare në Shqipëri, ekspertët thonë se këta tregues nuk ishin shume reflektues dhe konkretë si referencë për ndërtimin e normave të interesit dhe të produkteve të tjera financiare.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë