Kremlini i del në krah Serbisë pas tensioneve në Veri
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se Rusia mbështet në mënyrë absolute Serbinë kur bëhet fjalë për situatën aktuale me Kosovën dhe se ai beson se veprimet e Prishtinës ndaj serbëve që jetojnë në veri të krahinës janë të pabaza.
Zëdhënësi i Kremlinit tha se Moska beson se vendet perëndimore që kanë njohur pavarësinë e Kosovës duhet të përdorin të gjithë ndikimin e tyre për të paralajmëruar autoritetet të zonës që të mos ndërmarrin asnjë hap të pamatur që mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve, shkruan Euronews Serbia.
Ai shtoi se tani që është shtyrë me një muaj zbatimi i marrëveshjes duhet të tregohet kujdes nga të gjitha anët dhe se Moska kërkon që të drejtat e serbëve që jetojnë në Kosovë të respektohen
“Ne mbështesim qëndrimin paqësor, konstruktiv të Beogradit, thirrjet për paqe dhe konstruktivizëm të bëra nga Presidenti i Serbisë”, tha Peskov.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit