Kremlini zbulon kushtet për t’u rikthyer në marrëveshjen e drithërave

2 Gusht 2023 | 12:30

Kremlini ka përsëritur qëndrimin e tij se është gati të rivendosë marrëveshjen e drithërave në Detin të Zi, vetëm pasi të trajtohen në mënyrë adekuate “shqetësimet” e Rusisë

Moska u largua nga marrëveshja muajin e kaluar, duke u ankuar se komuniteti ndërkombëtar kishte dështuar të siguronte që Rusia të eksportonte lirshëm drithërat dhe plehrat e saj kimike si pjesë e marrëveshjes.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha gjithashtu se Presidenti Vladimir Putin do të zhvillojë një telefonatë me Recep Tayyip Erdogan, në lidhje me këtë çështje.

Kujtojmë se Turqia dhe OKB ndërmjetësuan marrëveshjen e grurit verën e kaluar.

Refuzimi i Rusisë për të rinovuar marrëveshjen e grurit të Detit të Zi ka krijuar një situatë kaotike në tregun e drithërave, e cila është shoqëruar me një rritje të vazhdueshme të çmimit.

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi ditën e djeshme se ka sinjale se Rusia është e gatshme të kthehet në bisedime për një marrëveshje që do të lejonte eksportin e grurit nga portet e Ukrainës.

Raporti javor i Departamentit të Bujqësisë të SHBA-së njoftoi të hënën se korrja e grurit dimëror në SHBA ishte në fazat e fundit, duke ofruar në treg grurin e mullirit shumë të nevojshëm.

Ambasadorja e SHBA-ja në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha se nëse Rusia dëshiron që plehrat e saj artificiale të arrijnë në tregjet botërore dhe të ketë lehtësim në transaksionet për produktet bujqësore “ata duhet të kthehen në këtë marrëveshje”.

“Ne kemi parë tregues se ata mund të jenë të interesuar që të rikthehen në diskutime. Prandaj, ne duhet të presim që të shohin nëse kjo do të ndodhë”, tha ajo pa dhënë më shumë detaje.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026