“Krenar që jam pjesë e Brighton”- De Zerbi komenton të ardhmen
Roberto De Zerbi është ndër trajnerët më të kërkuar nga skuadrat evropiane, mes tyre edhe Bayerni që e cilëson si një opsion për zëvendësimin e Thomas Tuchel.
Italiani është pjesë e Brighton që prej vitit 2022, ndërsa po bën mjaft mirë me këtë skuadër. Pak ditë më parë u përfol për një takim të tij me drejtuesit e Bayernit të Mynihut, ku palët kishin diskutuar për një kalim të mundshëm të tij tek gjermanët.
Në lidhje me të ardhmen, 44-vjecari reagoi orët e fundit duke pohuar se ndihet i lumtur tek skuadra aktuale.
“Në këtë moment ju më pyesni shumë herë nëse do të largohem. Unë jam krenar që jam trajner i Brighton. E di që jam vërtet me fat që punoj me këta lojtarë dhe që punoj me këtë klub. Do të doja të garoja me një skuadër të plotë, por, përpiqem të luaj me lojtarët në dispozicion dhe mendoj se ata janë të mjaftueshëm. Ka kohë për të ardhmen”.
Liverpool po ashtu ishte një ndër skuadrat e cila e kishte në plan De Zerbin, por tanimë është shfaqur edhe emri i Ruben Amorim. Mbeten ende muaj deri në përfundim të sezonit, kohë kur dhe do të nisin lëvizjet e para në merkato.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta