Lamtumirë Ali Oseku/ Ndahet nga jeta në moshën 80 vjeçare piktori i lirisë
Ditën e sotme u zhvilluan homazhe për ndarjen nga jeta të piktorit të njohur Ali Oseku, një prej artistëve më emblematik të artit shqiptar në 50 vitet e fundit.
Piktori i njohur Ali Oseku, ka ndërruar jetë duke humbur luftën me sëmundjen e rëndë me të cilën përballej prej vitesh.
Ditën e sotme në ambientet e Universitetit te Arteve u zhvilluan homazhet në nder piktorit emblematik, ku të afërm dhe njerëz të njohur kanë vendosur lule pranë fotos së tij.
I lindur në Tiranë, në një familje me origjinë nga Gjakova menjëherë pas shkollimit artisti u kthye në një figurë tërheqëse në skenën e artit shqiptar të fillimviteve ’70, duke sjellë një frymë të re, si dhe një nerv artistik të veçantë në krijimet që solli nëpërmjet pikturës së tij.
E bija e piktorit ndau disa nga momentet e fundit me te atin.
Oseku ishte një nga artistët e dënuar në vitin 1975 në burgun famëkeq të Spaçit. U dënua sepse vepra e tij u cilësua moderne. Pas daljes nga burgu, ai punoi si punëtor i thjeshte pa të drejtë të ekspozimit deri në vitin ’91, kur iu kthye krijimtarisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada përballet me një moment të frikshëm (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)