Kreshnik Ahmeti: Ballkanit Perëndimor i duhet fitorja e Biden
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Kosova, Kreshnik Ahmeti tha për Euronews Albania se deklarata dhe reagimi i fundit i presidentit Trump ishte i pritshëm.
Sekretari për marrëdhëniet me jashtë në Lëvizjen Vetëvendosje dhe anëtar i kryesisë tregoi se presidenti kishte deklaruar se sapo të kishte shenjat e para të fitores do të reagonte dhe kështu ndodhi, ai u vetëshpall president i SHBA-së.
“Edhe në publikimet e tij në Twitter më parë, gjithmonë shpalljen e fitores e përcjell me një mesazh për kujdes dhe vigjilencë nga manipulime të pretenduara nga ai,” – u shpreh Ahmeti teksa sqaroi se edhe në deklaratën e tij të fundit pas përfundimit të zgjedhjeve bëri po të njëjtën gjë.
“Sa shanse ka të kemi një përsëritje të historisë së vitit 2016?” – pyeti gazetarja Çifligu, ku Biden mund të fitojë me vota popullore por Trump fiton me vota elektorale të cilat janë dhe përcaktueset për presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.
Kreshnik Ahmeti tha se ka gjasa të ndodhë diçka e tillë. Sipas tij kjo është diçka e pritshme kur rezultati i garës është i ngushtë dhe nuk ka diferencë të madhe në vota.
Ndër të tjera ai nënvizoi se ky lloj sistemi i veçantë i Amerikës nuk mund të krahasohet e as mund të gjykohet nga eksperienca jonë.
Ndërkohë sa i përket politikave të jashtme të presidentit të ardhshëm amerikan LVV-ja mbështet Joe Biden.
“Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet kryetarit Kurti e ka mbështetur kandidimin e z. Biden, kjo për arsye se ne jemi në familje të njejtë politike, sepse i ndajmë vlerat e njëjta ideologjike dhe politike dhe kjo është një praktikë e zakonshme e solidaritetit ndërkombëtar,” – u shpreh Ahmeti.
Së fundmi ai tha se nga Donald Trump nuk kanë parë një vizion të qartë për Ballkanin ndërkohë që Joe Biden është njohës shumë i mirë i Ballkanit dhe është shumë i përfshirë në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania