Kreshnik Spahiu: Rama të realizojë referendumin për bashkimin me Kosovën
Analisti Kreshnik Spahiu i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të realizojë një referendum për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kreshnik Spahiu deklaroi se Rama e ka pranuar se bashkimi do të ndodhë, por se ai dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë mendime të ndryshme sesi kjo do të realizohet.
“Nëpërmjet valëve të Euronews, unë kam mundësinë t’i bëj thirrje kryeministrit të Shqipërisë, si rrallë ndonjë tjetër i është dhënë mundësia të ketë mandatin e tretë dhe lufton për mandatin e katërt. Por një kryeministër i cili mund të qeverisë dy dekada Shqipërinë, në një moment në të cilën ka të gjithë bashkimin e Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve, në një moment që ka Albin Kurtin kryeministër të Kosovës, do të ishte e papranueshme që t’i kalojë drejtimi i qeverisjes, pa realizuar aspiratën shekullore të shqiptarëve, të bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës.
Dje, kryeministri i Shqipërisë artikuloi sërish që bashkimi do ndodhë, por ka qëndrime të ndryshme me Albin Kurtin, me mënyrën sesi do ndodhë. Unë i bëj thirrje kryeministrit të Shqipërisë, që të mos e vonojë referendumin për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, me çdo lloj forme juridike, qoftë dhe atë të konfederatës.
LEXONI GJITHASHTU
- “Të bëhet bashkimi Shqipëri-Kosovë”, Spahiu: Rrezikojmë humbjen e territoreve
- Vjosa Osmani: FSK dhe policia të gatshme në mbrojtje të territorit
- “Sovraniteti i Kosovës nuk preket”| Presidenti Begaj takon Osmanin dhe Kurtin
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin e Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?