Kreshnik Spahiu: Si u fut Rama në politikë dhe gafa e opozitës që i hapi rrugën
Juristi Kreshnik Spahiu, tha se taktika e primareve do e përçajë dhe më shumë opozitën, ndërsa shtoi se do të largojnë dhe vota nga vetja e tyre në zgjedhjet e ardhshme.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu deklaroi se ishte rrjedhja e opozitës para 25 vitesh që futi në politikë Edi Ramën.
Ai tha se me primaret e njëjta situatë do të përsëritet.
“Me taktikën primare, e çajnë opozitën, largojnë dhe vota nga vetja e tyre. Para 25 vitesh kur Rama hyri në politikë, demokratët donin ta rivalizonin Ramën me primare, ku ishin Ngjela, Topi, Buron Kaceli. Kandiduan këta se kush zgjidhej që të ishin përballë Ramës. Fitoi me pak vota Besnik Mustafai, dhe tre të tjerët u eliminuan. Në zgjedhje për 1% fitoi Rama. Kjo ndodhi për pasojë e rrjedhjes që patën demokratët. Kjo rrjedhje e futi në politikë Ramën.
Kjo do të ndodhë dhe sot. Zgjedhjet e fundit treguan se sherri filloi te rinia dhe po vazhdon duke u rrahur gratë e PD-së”-tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 17:33 “Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën
- 17:24 Keir Starmer e quan vendimin për të dhënë dorëheqjen si kryeministër britanik ‘shumë personal’
- 17:14 Protestë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AFD
- 17:14 Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)
- 17:07 Klopp pranon bisedimet me Federatën Gjermane të Futbollit: Jam më shumë se i motivuar, futbolli gjerman është në udhëkryq!
- 17:05 Ati i Shenjtë mesazh nga ishulli i Lampeduzës: Bota të jetë më humane