Kreu 4 vjedhje në lokale dhe banesa, vihet në pranga 24-vjeçari në Tiranë

25 Mars 2026 | 12:16

Pas kallëzimeve të marra nga persona të ndryshëm për vjedhje në subjektet dhe banesat e tyre, policia e Tiranës ka nisur hetimet mbi identifikimin e autorit të dyshuar.

Pas veprimeve hetimore, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi me iniciale M. I., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Pas verifikimeve nga policia, autori dyshohet se:

-me datë 03.03.2026, ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në banesën e shtetasit Xh. Sh;

-me datë 27.02.2026, ka vjedhur një shumë parash dhe produkte të ndryshme në kioskën e shtetases P. Gj;

-me datë 23.02.2026, ka vjedhur një shumë parash në lokalin e shtetasit A. Ç;

-me datë 02.02.2026, ka vjedhur një shumë parash dhe 3 aparate celular në banesën e shtetasit A. Xh.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve

Ditën e sotme, në qytetin e Sarandës policia ka gjetur një motor të braktisur buzë detit, i cili dyshohet se u përket autorëve të atentatit...
18:01 | 18/07/2026

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026

Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit

Tava e Elbasanit mbetet një nga simbolet më të forta të identitetit të qytetit. Në Festën e Tavës, të organizuar në qendër të Elbasanit, qindra...
17:35 | 18/07/2026