Kreu 6 grabitje në Vlorë, arrestohet 27-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

10 Tetor 2021 | 10:12

Policia e Vlorës ka arrestuar një 27-vjecçar dhe ka shpallur në kërkim një 35-vkeçar të dyshuar për 6 grabitje në këtë qytet.

Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë me dije se shtetasi K. L., 27 vjeç u arrestua në flagrancë teksa grabiste automjetin e një shtetasi, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë.

Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin E. Ç, 35 vjeç, i shpallur në kërkim, janë autorët e dyshuar të 5 vjedhjeve të ndodhura më parë, në qytetin e Vlorës.

Konkretisht, vjedhjes së një automjetit tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. Dh, vjedhjes së disa sendeve personale dhe një shume parash në automjetin e shtetasit A. K, veglave pune në automjetin e shtetasit K, Q, sendeve personale dhe një shume parash në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarësia” si dhe vjedhjes së disa sendeve personale dhe një shumë parash në automjetin e shtetasit E. M

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026