Kreu i drejtësisë në Iran kërcënon gratë që dalin pa hixhab
I përballur me një numër gjithnjë e më të madh të grave që kundërshtojnë kodin e detyrueshëm të veshjes, shefi i drejtësisë në Iran i ka kërcënuar ato se do t’i ndjekë penalisht “pa mëshirë” gratë që shfaqen në publik pa mbulesë, sipas raportimeve të mediave iraniane të shtunën.
Paralajmërimi i Gholamhossein Mohseni Ejeit vjen pas një deklarate të së enjtes, 30 mars, nga Ministria e Punëve të Brendshme që ritheksoi ligjin e detyrueshëm të qeverisë për hixhab, shkruan REL.
“Zbulimi është i barabartë me armiqësi sipas vlerave [tona]”, citohet të ketë thënë Ejei nga disa media iraniane. Ata “që kryejnë veprime të tilla anormale do të ndëshkohen” dhe do të “ndiqen penalisht pa mëshirë”, tha ai, pa zbuluar se për çfarë dënimesh e kishte fjalën.
Ejei, kreu i drejtësisë iraniane, tha se oficerët e zbatimit të ligjit ishin “të detyruar t’ua referonin autoriteteve gjyqësore krimet dhe çdo lloj anomalie që është në kundërshtim me ligjin fetar dhe ndodh në publik”.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë