Kreu i EULEX: Situata në Veri serioze, barrikadat të hiqen në mënyrë paqësor
Kreu i EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark, tha sot se situata e sigurisë në veri të Kosovës është shumë e rëndë dhe se EULEX-i ka trefishuar forcat e tij.
Por sipas Wigemark, nuk është kompetent të marrë kontrollin në veri në vend të policisë së Kosovës, dhe se barrikadat duhet të hiqen në mënyrë paqësore.
“Policia e Kosovës deri më tani nuk ka kërkuar që të ndihmojmë në heqjen e barrikadave, tani për tani na është kërkuar vetëm monitorimi i situatës, të cilën po e bëjmë, e kemi trefishuar prezencën, po mundohemi të jemi sa më prezent për të qetësuar situatën, por nuk kemi as autoritet dhe as forcë që t’i heqim fizikisht barrikadat”, tha Wigemark në një intervistë për Tanjug dhe vlerësoi se barrikadat duhet të hiqen në mënyrë paqësore nga ata që i kanë vendosur, shkruan Euronews Serbia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sot pritet të hiqen barrikadat në veri të Kosovës
- KFOR bën thirrje për shmangien e tensioneve në Veri: Rruga për paqe, dialogu
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë