Kreu i KQZ e sheh ‘të pamundur’ votimin elektronik në gjithë vendin
Prej shumë vitesh, partitë politike diskutojnë për mundësinë e realizimit të votimit elektronik në të gjithë vendin.
Në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, në Bashkinë Vorë votimi dhe numërimi i votave u bë në mënyrë elektronike.
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se kjo eksperiencë e krijuar, bashkë me rastin e Njësisë nr. 10 në Tiranë në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk është garanci për zbatimin e votimit elektronik në të gjithë vendin.
“Nëse partitë politike dhe qeveria e shikon me interes apo të mundshme zbatimi i votimit elektronik në të gjithë territorin Shqipërinë ky vendim do të duhet të merret sa më shpejt që të jetë e mundur. Përndryshe, KQZ nuk do të ketë kohën e mjaftueshme për ta zbatuar në të gjithë territorin.”, tha kreu i KQZ.
Në këtë situatë, Celibashi thotë se zgjidhja më e mirë do të ishte që në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në verën e vitit 2023, votimi elektronik të bëhet vetëm në disa bashki.
“Mund ta zbatojmë në një numër të caktuar bashkish dhe në gjykimin tim mendoj se do të vlente”, tha ai.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq