Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi: Pjesëmarrja totale në zgjedhje ishte 46.32%
Kryetari Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se në zgjedhjet e së dielës votuan 46.32% e qytetarëve me të drejtë vote.
“Në lidhje me pjesëmarrjen, shifrat janë këto. Shifrat që do të prezantoj më poshtë janë shifrat, të cilat janë bazuar në tabela të rezultateve ose në procesverbalet e mbylljes së votimit nga komisionet e qendrave të votimit dhe sipas tyre pjesëmarrja në përqindje është 46.32 %, nga të cilët 47.66% është pjesëmarrja e grave dhe 52.34% janë burra”, tha ai.
Ai garantoi kandidatët për deputetë se nuk do të lejohet transferimi i votave pasi ekziston çdo mundësi për t’i verifikuar ato.
“Gjej rastin të rikonfirmoj se ne nuk do të lejojmë asnjëlloj transformimi të votës nga një kandidat tek një kandidat tjetër. KQZ posedon të gjitha filmimet të bëra në fazën e parë. I ftoj kandidatët për deputetë të ndihen të qetë pasi ekzistojnë të gjitha mundësitë për të verifikuar numrin e votave që merr secili prej tyre. Ka pasur përpjekje dhe për ato fletë ku është votuar vetëm partia dhe ne kemi kërkuar që mos t’i nënshtrohet rinumërimit”, tha ai.
Sa u takon kërkesës së PD-së dhe LSI-së për pamjet filmike të KZAZ-vë, z. Celibashi tha se KQZ ka nisur procesin e vlerësimit.
“Ka pasur disa kërkesa për pamjet filmike nga PD, LSI dhe PS, jemi në proces të vlerësimit të këtyre kërkesave”, theksoi Celibashi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar zyrtarisht të dhënat edhe për numrin e votuesve më 25 prill. Sipas këtij institucioni, të dielën që shkoi votuan 1, 662, 253 qytetarë shqiptarë, nga 3, 588, 869 që kishin të drejtë vote.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta