Kreu i KQZ: Procesi i votimit vijon normalisht! Pati probleme me energjinë elektrike në 6 komuna
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka deklaruar se procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë është duke vijuar normalisht. Ai tha se në gjashtë komuna janë evidentuar probleme me energji elektrike.
Sipas tij problemet janë pikasur në Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan. Kreu i KQZ shtoi se problemi është zgjidhur. Radoniqi tha se janë në komunikim me KEDS-in po nuk e përjashtoi mundësinë që sërish të ketë probleme me energji elektrike.
“Sipas raportit të orës 11:00, në dhomën operative të KQZ-së janë raportuar probleme të energjisë elektrike në gjashtë qendra të votimit, që i takojnë komunave Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan. Komisionet komunale kanë njoftuar KEDS-in.
Po ashtu kemi pranuar njoftimin nga Komuna e Rahovecit, ku në një qendër të votimit është vërejtur se fletëvotimet kanë shenja të dukshme në numra. Çështjet me energji, pasi janë raportuar, janë zgjidhur. A presim që të kemi prapë probleme me energji, është e mundshme.
E kemi alarmuar këtë çështje ditë më parë, por zyrtarët e KEDS-it janë në terren dhe në komunikim të vazhdueshëm me KQZ-në. Për çdo mungesë të energjisë janë në detyrë dhe do të reagojnë”, shtoi Radoniqi.
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android