Kreu i KQZ-së: Askush nuk e di se kush ka fituar, lidershipi politik duhet të tregojë vetëpërmbajtje

25 Prill 2021 | 20:58

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka kërkuar nga partitë politike të përcjellin me qetësi procesin e numërimit të votave, pasi sipas tij askush nuk e di se cili subjekt ka fituar zgjedhjet.

Me një shënim në “Facebook”, z. Celibashi thotë se fitorja do të konfirmohet vetëm pas numrit të votave.

“Ju bën thirrje subjekteve zgjedhore, që procesin në vijim ta përcjellin me qetësi pasi askush nuk e di se kush i ka fituar këto zgjedhje. Duhet të presim që të numërohen fletët e votimit, për të kuptuar se kush është fituesi i zgjedhjeve të datës 25prill 2021”, tha ai.

Sipas tij, çdo deklarim nga partitë, të cilat shpallin fitoren para kohe nuk i shërben procesit të numërimit të votave.

Ai thotë se liderët duhet të tregojnë vetëpërmbajtje, që komisionerët të kryejnë me korrektësi procesin e numërimit të votave në 12 qarqet e Shqipërisë.

“Çdo deklarim pa nisur procesi i numërimit të fletëve të votimit nuk do t’i shërbente qetësisë së nevojshme që duhet të shoqërojë procesin e numërimit të votave. Lidershipi politik duhet të tregojë vetëpërmbajtje në mënyrë që komisionerët dhe numëruesit të kenë klimën e duhur për të zhvilluar një proces numërimi të sigurt dhe transparent”, shkroi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë

Në emisionin “E Vërteta me Fjalë” në Euronews Albania, Baton Haxhiu, autori i emisionit analizon fenomenin e votave të pavlefshme dhe sipas tij ky është...
11:57 | 08/05/2021

Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, u përdor për herë të parë vota preferenciale. Por, listat nuk ishin plotësisht të hapura pasi siç e tregon...
19:36 | 03/05/2021

Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka dhënë dorëheqjen si drejtues kësaj force politike pas rezultatit zhgënjyes që mori në zgjedhjet parlamentare të 25...
13:00 | 02/05/2021