Kreu i KQZ: Vetëm në më pak se 200 qendra votimi nuk u përdor pajisja e identifikimit biometrik
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në përfundim të orarit zyrtar të procesit të votimit tha se janë më pak se 200 qendra votimi nga 5199 gjithsej ku nuk është përdorur pajisja e identifikimit biometrik.
“Janë më pak se 200 qendra votimi, në të cilat nuk është përdorur pajisja e identifikimit elektronik në 86 prej tyre nuk janë paraqitur operatorët dhe në pjesën tjetër për shkak të problematikave”, tha kreu i KQZ.
Z. Celibashi e konsideroi sukses zbatimin e teknologjisë duke i njohur meritë për këtë Nënkomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Lealba Pelingu, e cila është kujdesur posaçërisht për mbarëvajtjen e procesit.
Ndërkohë procesin e votimit, kreu i KQZ e cilësoi të qetë të sigurt dhe me integritet përveç disa episodeve.
“Ishte një proces votimi në përputhje me parashikimet me Kodin Zgjedhor”, tha z. Celibashi.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
- 10:47 Rrezikonin të mbyteshin pranë grykëderdhjes së Vjosës, shpëtohen 11 emigrantë nga Lindja e Mesme pasi lëshuan sinjalin SOS