Kreu i OSHEE: Krizën e kemi përballuar me të ardhurat tona

27 Prill 2022 | 22:27

Drejtori i OSHEE, Adrian Çela shprehet se humbjet e kompanisë që drejton kanë ardhur për shkak se energjisë elektrike është blerë më shtrenjtë se sa është shitur.

Kjo tha ai ka ndodhur në vitin 2019, kur prodhimi i energjisë nga KESH ishte më i pakët se sa nevojat e vendit.

“Kjo ka shkaktuar një ndikim financiar tek OSHEE dhe e përballoi pa iu drejtuar buxhetit të shtetit dhe as bankave”, tha Çela.

Ai u shpreh se OSHEE ka marrë borxh me garanci sovrani për të përballuar situatën në 4 muajt e fundit të vitit të kaluar.

Situata të ngjashme shtoi ai ka pasur edhe para vitit 2013, por në atë kohë i drejtohej buxhetit të shtetit me minimalisht 100 milionë euro.

Çela tha se ka pasur vetëm në 2018 dhe 2021 që ka pasur prodhim të mirë të energjisë dhe nuk është importuar me çmim të lartë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026