Kreu i PD-së Lulzim Basha thirrje tjetër Prokurorisë: Të sekuestrohen provat në morgun e Tiranës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit me ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio, tha se ka marrë zotimin që vendi fqinj do të ndihmojë Shqipërinë për vaksinën kundër COVID-19.
“Një takim jashtëzakonisht dhe miqësor dhe të frytshëm me ministrin Di Maio. Dua të ndaj lajmin e mirë të angazhimit të qeverisë italiane për të asistuar personelin shëndetësor shqiptar në adaptimin e vaksinës anti-COVID. Kur të gjithë vendet e mëdha po synojnë të marrin sasi të mëdha vaksinash, t’i drejtohesh një vendi të madh për mbështetje është zgjidhja e duhur për një vend të vogël si ne”, tha Basha.
Ai theksoi se për shkak të politikave të gabuara të qeverisë Rama, Shqipëria rrezikon të marrë një përgjigje negative për negociatat me BE-në.
“Për herë të shtatë në 7 vite Shqipëria rrezikon një JO tjetër në procesin e integrimit për shkak të mosplotësimit të kushteve. Reforma zgjedhore, kryekushti i hapjes së negociatave, u zhbë në mënyrë të njëanshme. Sigurova z. Di Maio se opozita do të bëjë gjithçka për ta ndihmuar procesin e integrimit”, tha Basha.
Teksa iu përgjigj interesit të mediave, kryedemokrati Luzim Basha u ndal sërish tek pretendimet për fshehjen e numrit realë të viktimave nga Covid-19. Ai ftoi Prokurorinë që të sekuestrojë provat e morgut të Tiranës, ndërsa hodhi akuza mbi qeverinë Rama se ka bërë politikë me vdekjet nga Covid-19.
“Gjatë ditës së djeshme kam bërë thirrje të vazhdueshme, që prokuroria të marrë dhe të sekuestrojë provat në morgun e Tiranës. Lajmi është shokues, denoncimi nuk ka ardhur nga PD, por ka ardhur nga personeli me integritet shëndetësor, të cilën për arsye të kuptueshme nuk kam ndërmend ta publikoj këtu. Por të dhënat janë aty, çfarë pret Prokuroria? Pret që provat të manipulohen nga Edi Rama. Po merr kohë që (Rama) të manipulojë provat. Ky është lajm shokues, fshehja e numrit të vdekjeve është lajm shokues për çdo shqiptar. Provat janë në morg, dhe këtu është bërë politikë me vdekjen duke fshehur numrin. Ne kemi kopjet tona me emër dhe mbiemër, datë për datë, prokuroria të mos lejojë të manipulohen provat. Të vërtetën e dinë të gjithë mjekët dhe personeli mjekësor”, u shpreh kryedemokrati Basha.
Lexoni gjithashtu:
Akuzat e Bashës, Ministria e Shëndetësisë: Cenojnë rëndë dinjitetin e bluzave të bardha
Akuza e Bashës për shifrat e vdekjeve nga COVID, Rama: Cënoi integritetin e mjekëve
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër