Kreu i PS-së Edi Rama tregon qëllimin e ftesës për bashkëpunim me PD
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë shpjegoi qëllimin e sinqertë të ftesës për bashkëpunim drejtuar Partisë Demokratike dhe liderit të saj Lulzim Basha.
Sipas tij, kjo ftesë synon të hedhë poshtë dasitë e krijuara në shoqërinë shqiptare, që zanafillën për Ramën e kanë tek regjimi komunist.
Para mbështetësve të Partisë Socialiste, z. Rama tha se më 25 prill fitoi Shqipëria dhe tani është detyra e gjithkujt të japë kontribut për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Politika na ka ndarë, por politika mund të na bashkojë. Politika ka lindur që njerëzit e dalë nga pylli të mos hanë njëri tjetrin. Por të bëjnë gjëra, që të vetmuar nuk i bëjmë dot. Të përpiqemi që ta vëmë politikën në dispozicion të Shqipërisë. Shqipëria bëhet, dhe Shqipërinë duhet dhe do ta bëjmë ne. Shqipëria fitoi më 25 prill, tani është radha jonë të fitojmë çdo ditë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve”, tha Rama.
Ai beson se nëse bashkohen forcat për të mirën e vendit duke lënë mënjanë dallimet politike, kjo dekadë do të hyjë në historinë e Shqipërisë.
“Nëse bashkojmë forcat me PD, kjo dekadë do të hyjë në histori. Kjo është fiks ora për t’ja shtrirë dorën PD, duke e bëre të qartë për të gjithë se mandatin e tretë dua që t’ja kushtojmë të gjitha energjitë tonë bashkimit dhe jo dasive, punës, jo sherreve, lartësimit të shqiptarëve dhe Shqipërisë dhe jo uljes së njëri-tjetrit në skenën e politikës”, theksoi Rama.
Lexoni gjithashtu:
Partia Socialiste feston fitoren, Rama mesazh Bashës: Pranoje humbjen me dinjitet
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit